Dortmund arriti dje një fitore tenistike 6-1 në shtëpi përballë Wolfsburg për javën e 30-të Bundesligës gjermane. Tom Rothe ishte i pari që hapi rrugën e rrjetës, duke shënuar në minutën e 24’.

Gjermani theu një rekord për klubin verdhezi duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar në debutimin e Bundesligës. Tom Rothe është vetëm 17 vjeç.

Talenti i ri foli pas ndeshjes duke u munduar të përshkruajë ndjenjat që pati në fushë. “Kur futesh në fushë, është e mrekullueshme. Të rrënqethet mishi.

Është e papërshkrueshme. Shkoi mjaft mirë paraqitje ime”, tha Rothe për mediat ndërkombëtare. 17- vjeçari gjerman shihet me shumë prespektivë për të ardhmen./newsport/