Ada e Velipojës në futboll për femra e starton me një goleadë kampionatin duke fituar që në takimin e parë me rezultatin 6-1 përballë Kinostudios. Kampionia në fuqi- Ada nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren teksa ka mposhtur në të gjitha drejtimet një kundërshtar që ishte në një nivel shumë më të dobët. Velipojaket të drejtuara nga Axhani e kanë nisur serinë e golave që në të 18′ me anë të Doçit e cila ka realizuar një dopietë dhe në të 30′. Golat nuk kanë të sosur për velipojaket që në pjesën e parë arrijnë të shënojë  plot 6 gola. Gruda, Berisha, Tula e Baro janë autoret e golave të cilat kanë shënuar një gol më të bukur se tjetrin. Vajzat mike të Kinostudios e kanë patur të pamundur të reagojnë përballë velipojakeve por që nuk janë dorëzuar pa shënuar dhe golin e nderit. Në të 68′ çausholli shënon në portën velipojake por që nuk përbën asnjë problem për rezultatin. Me këtë fitore Ada merr tri pikë shumë të rëndësishme duke mbajtur kështu petkun e kampiones në fuqi e duke hyrë sërish në këtë kampionat si një ndër skuadrat pretendente.
Ada-Kinostudio  6-1
Ada: Kokiçi, Franja, Bajrakurtaj, Govori (Sufaj 41′), Lazri, Doçi, Berisha, Shpuza (Hoxhaj 55′), Baro,Tula, Gruda. Tr. F.Axhani
Kinostudio: Plaka, Culaj, Tuci, Tota, Kaci, Polesta, Gjergji, Trimi, Koldashi, çausholli, Ndoj. Tr. G.Gjonpalaj
Gjyqtarë: E.Hamiti, A.Pici, E.Gjoka (Lezhë)
Shënues: Doçi 18’, 30’, Gruda 23’, Berisha 31, Tula 43’, Baro 51’/ Çausholli 68’

www.shkodrasport.com

Nga ndeshja e sotme Ada- Kinostudio 6-1

Ne foton siper, autorja e dy golave, Megi Doçi