Vllaznia U21 merr edhe nje tjeter fitore ne kampionat dhe i afrohet gjithnje e me shume titullit kampion, kur kane mbetur edhe tre ndeshje nga fundi. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit te Kukesit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ka qene sulmuesi Antonio Delaj qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 38-te pas nje skeme ne nje goditje denimi duke realizuar nje gol shume te bukur, me te cilin do te mbyllej pjesa e pare e kesaj ndeshje.
Ne te dyten ka qene mbrojtesi Gledian Pusi qe ka dyfishuar shifrat dhe ketu u mendua se ndeshja u mbyll, por nuk do te ndodhte keshtu. Shkodranet kane edhe mundesi te tjera shenimi, por nuk ia dalin t’i konkretizojne.
Nderkohe ne minuten e 77-te do te ishte Xhambazi qe do te ngushtonte shifrat per Kukesin, skuader e cila tentoi madje edhe barazimin ne minutat e fundit duke iu afruar afer atij, por perfundimisht 2-1 per Vllaznia U21.
Me kete fitore ajo ngjitet ne kuoten e 36 pikeve duke qene 4 pike e shkeputur nga Bylis i vendit te dyte, kur kane mbetur edhe tre jave deri ne fundin e kampionatit dhe Vllaznia U21 duket shume prane titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/