Vllaznia U19 ka marre nje fitore te rendesishme ne javen e 24-te te kampionatit duke mundur ne “Reshit Rusi” ekipin e Tiranes me rezultatin 2-1. Nje fitore e cila e mban ekipin e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ne vendin e pare te renditjes edhe pas kesaj jave.

Ka qene mbrojtesi i majte Geralb Smajli ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 30-te kur ka shenuar golin e pare per Vllaznine dhe me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare, ndonese kemi edhe nje gol te shenuar nga mbrojtesi Pusi, por te anulluar per pozicion jashte loje.

Ne fillimin e pjeses se dyte nderkohe do te vinte edhe goli i dyte. Ai ka per autor mesfushorin Enes Papaj. Vllaznia U19 luan mire, kontrollon gjithçka ne fushen e lojes dhe krijon disa raste te tjera shenimi por te pakonkretizuara nga sulmuesit e saj.

Shtate minuta para fundit bardheblute do te fitonin te drejten e nje 11-metershi te cilin e ka kthyer ne gol lojtari Gjumsi, por vetem kaq. Deri ne fund nuk do te kishte asgje tjeter dhe ne kete menyre Vllaznia U19 do ta fitonte kete ndeshje me rezultatin 2-1.

Me kete fitore ajo vazhdon te kryesoje renditjen e kampionatit duke qene tashme ne kuoten e 32 pikeve nderkohe qe ka nje ndeshje me pak, ate me Laçin qe do ta luaje te merkuren ne fushen e ketij te fundit./SHKODRA-SPORT.COM/