Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVenger: Junajtid t’i mësojë Pogba se detyra e tij është të shërbejë...

Venger: Junajtid t’i mësojë Pogba se detyra e tij është të shërbejë te klubi aktual

Pol Pogba është kthyer në një çështje të madhe te Mançester Junajtid, ndërsa deklarata e fundit e menaxherit të tij Mino Raiola, i cili theksoi se mes të përfaqësuarit e tij dhe klubit anglez ishte mbyllur gjithçka, bëri që gjendja të përkeqësohej edhe më shumë.

Megjithatë, francezi vazhdon të jetë një futbollist i Djajve të Kuq deri në janar apo edhe deri në fund të sezonit, ndaj duhet të mendojë të bëjë më të mirën në fushë për klubin aktual, pavarësisht keqkuptimeve.

“Mendoj se duhet t’i shpjegohet një lojtari se pavarësisht planeve të tij për të ardhmen, interesi i tij dhe puna e tij është të shërbejë më së miri për klubin aktual. Sepse mënyra më e mira për të ndërtuar të ardhmen, është të luash dhe paraqitesh mirë në të tashmen. Unë e pashë Pogba të martën ndaj Lajpcig në Champions dhe më erdhi keq që nuk ishte titullar sepse kur hyri në ndeshje pati shumë impakt”, u shpreh Venger. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments