Teuta do të luajë ditën e nesërme me Luftëtarin, në një ndeshje ku durrsakët do të kërkojnë vetëm fitoren, duke ditur se vijnë me një moral shumë të mirë, pas fiotres ndaj kryesuesve të Tiranës.

Në pronocimin para sifdës së nesërme, trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur se nesër do të luhet vetëm për fitore, duke shtuar se nuk ka eufori në skuadër dhe nuk do bëjë rotacion në formacion.

“Teuta bëri ndeshje të shkëlqyer me Tiranën, ishte më e mira që kemi bërë deri tani. Duhet të shfrytëzojmë momentin e mirë dhe këtë moral, të vazhdojmë përpara. Eufori nuk ka, e shoh te stërvitja dhe në bisedat me lojtarët. Kemi punuar me kujdes. Djemtë janë të mobilizuar. Euforia tek ne nuk ka vend.

Luftëtari? Në çdo ndeshje futemi për të fituar. Me Luftëtarin e kemi detyrim fitoren, edhe për pozitat që ata kanë. E vlerësojmë maksimalisht si ndeshje dhe më vjen keq që kanë rënë nga kategoria. Do shkojmë atje të bëjmë detyrën tonë dhe të marrim pikët e plota”.

E kaluara te Luftëtari? Kam shumë miq atje, kam kaluar një periudhë të mirë atje. Nuk ka diçka speciale, luajmë kundër çdokujt. I tillë është ky profesion.

Formacioni? Nuk do të bëjmë rotacion, do jetë formacioni që luajti kundër Tiranës. Nëse shkon mirë ndeshja, atëherë mund të bëjmë ndryshime gjatë saj. Duhet të luajmë nga fillimi në fund, nuk ka vend për nënvlerësim dhe rotacion.

Dëmitmet? Cyrbja është i dëmtuar, shpresoj të kthehet sa më shpejt sepse kemi shumë nevojë për të. U kthye Beqja, i dëmtuar në ndeshjen me Vllazninë. Pjesa tjetër e ekipit nuk ka problem. Unë e kam thënë edhe më parë, që kampionati është i vështirë dhe Kupa është objektivi jonë. Duhet të sigurojmë pjesëmarrjen në Europë nga kampionati si fillim për të qenë më të qetë pastaj në Kupë.”, u shpreh Martini.