Do të startojë në orën 17:00, klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë. Edhe pse diferenca në pikë dhe renditje është e konsiderueshme, kjo përballje pritet të jetë tepër e luftuar dhe të dhurojë emocione në fushën e lojës.

Bardheblutë e Egbosë vijnë në këtë takim pas disfatës në transfertë ndaj Teutës, ndërkohë që Vllaznia barazoi në shtëpi ndaj Bylisit. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

VLLAZNIA: Efremov, Lekaj, Adili, Malota, Gligorov, Gurishta, Krymi, Kruja, Lika, Sidorenko, Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

GJYQTARË: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Gançi,