Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot javën e pestë dhe të parafundit të zonës play-off dhe play-out. Në grupin B sfidat do zhvillohen të plota duke nisur nga ora 15:00.
Dy sfida nga fundi i Kategorisë së Parë për këtë sezon, Egnatia e ka siguruar Superligën, ndërsa gara është për vendet e tjera.
Tomori luan në shtëpi me Egnatian, teksa në Luz skuadra e Besës luan me Pogradecin. Për zonën e rënies, Flamurtari pret Lushnjën në Vlorë, ndërsa Elbasani luan me Turbinën. Për grupin A të mbijetesës, Partizani B luan me Besëlidhjen, ndërsa Oriku pret Erzenin.
Play-off Kategoria e Parë B – 15:00
Tomori – Egnatia
Besa – Pogradeci
Play-out Kategoria e Parë A
Partizani B – Besëlidhja
Oriku – Erzeni
Play – out Kategoria e Parë B
Flamurtari – Lushnja
Elbasani – Turbina