Pas Robert Shestanit dhe Julian Hamatit, Beselidhja e Lezhes eshte perforcuar edhe me dy basketbolliste te tjere cilesore, te cilet po ashtu jane pjese e ekipeve tona kombetare. Behet fjale per Vinsent Grazhdani dhe Marvin Prodani. Me marrjen edhe te ketyre lojtareve, organika e kesaj skuadre plotesohet edhe me teper.

Vinsent Grazhdani eshte 2.03 i gjate dhe sigurisht qe me shtatelartesin e tij do t’i jape me shume hapesire lojes ne tabele per ekipin e Beselidhjes. Ai eshte pjese e ekipeve tona kombetare dhe si rrjedhoje, nisur edhe nga fakti se eshte vetem 21 vjeç, do te mundohet te jape kontributin e tij maksimal per skuadren e tij te re.

Perforcimi tjeter eshte Marvin Prodani te cilin ashtu si Julian Hamati, lezhjanet “ia kane rrembyer” kampiones ne fuqi te vendit, Tiranes. Ai luan ne pozicionet 1-2 dhe sigurisht qe konsiderohet nje perforcim i rendesishem per kete skuader.

Me marrjen edhe te ketyre dy lojtareve, trajneri Bilali padyshim qe ndjehet me i qete dhe tashme e gjithe vemendja do te jete ne gjetjen e 3-4 lojtareve te huaj cilesore.

Beselidhja nenkampione e vendit ne fuqi, duket qarte se per sezonin e ri do te kete synime edhe me ambicioze per te tentuar me çdo kusht fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/