Marash Kumbulla është në sezonin debutues në Serinë A, megjithatë ky fakt nuk e ka penguar aspak të shprehë cilësitë e tij të padiskutueshme në repartin defensiv.
20-vjeçari, është shndërruar në një pikë të fortë të Veronës, ndërsa tashmë kërkohet nga shumë klube në Europë.
Por, më të interesuarit janë nga Itali, ku Interi dhe Napoli udhëheqin garën për shërbimet e shqiptarit. K
ërkesat e shumta kanë bërë që Verona të rrisë edhe shumën e kërkuar për të liruar Kumbullën, teksa sipas mediave italiane, klubi veronez pretendon 25 milionë euro.
Megjithatë, duke parë ato që ka shprehur Kumbulla në fushë dhe potencialin e madh për të ardhmen, duket një shifër e cila e përballueshme nga klubet të cilat janë në radhë për futbollistin. /VipSport/