Marash Kumbulla është një nga lojtarët më në zë në Seria A dhe jo vetëm. Djaloshi i kombëtares shqiptare me paraqitjet e tij prej “veterani” edhe pse në moshë të re, tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha si Inter, Milan, Juventus apo edhe Manchester United e Bayern Munich.

I vendosur në listën e transferimeve tek shumë ekipe të mëdha, klubi i Veronës ku ai aktivizohet me një artikull të publikuar së fundmi ka treguar të gjithë historinë e rritjes së tij në ekip duke e quajtur, “Përralla verdheblu e Marash Kumbullës”.

“Një nga protagonistët e shkëlqyeshëm të sezonit aktual, ndoshta nga që pritej më pak: Marash Kumbulla për habinë e të gjithëve mori përsipër frenat e mbrojtjes së Veronës dhe me shokët e ekipit ai ndërtoi shtyllën kryesore të ekipit sot.

Më pak e parashikuar sepse para një sezoni bëri vetëm dy paraqitje, në Kupë dhe Seria B, dhe një njëzet vjeçar mund ti ëndërrojë disa minuta që në sezonin e parë të Seria A. Ndërsa Kumbulla ka 18 ndeshje të luajtura të gjitha me nivel maksimal dhe të shkëlqyeshme.

Është një histori e gjatë ajo e MArash Kumbullës me Hellas Verona. Max (ashut si e thërrasin shokët e ekipit) ishte ende fëmijë dhe nuk mund ta kuptojë aventurën që do të ndërmarrë por vetëm mendon të argëtohet duke luajtur futboll. Përralla bëhet magjike dhe ai luan 12 vjet me fanellën e qytetit ndërsa më pas arrin në Primavera.

Nga këtu ai filloi të marrë thirrjet e para nga Ekipi A, ku bëri debutimin e tij më 12 gusht 2018 ndaj Catania, një humbje 2-0. Gjatë sezonit 2018/2019 ai luan vetëm një herë në Seria B në fitoren 4-0 ndaj Cittadella në 27 dhjetor 2018. Ndërsa në fund të kampionatit Kumbulla ende 19 vjeç nuk e di se çfarë do të bëhet me të.

Pas tërheqjes së Ivan Juric, Kumbulla fillon të luajë në qendër të mbrojtjes. Kjo nuk kalon pa u vënë re nga tifozët, duke pasur parasysh që Kumbulla është një lojtar i njohur tek verdheblutë, i rritur në sektorin e të rinjve të Hellas, por pak mund të mendojnë se është një çelës suksesi, I cili në vijim bëhet më I besueshëm.

Ndeshja e tij e parë në Seria A ndaj Bolonjës 1-1, shumëkush shikon me kureshtje Max, I cili në minutat e para rrëshqet dhe lejon që Palacio të shënojë, një stadium I gjithë mbetet pezull. Gjithësesi është një sinjal I rremë pasi që nga atëherë Kumbulla I ka paraqitjet pa të meta. Ai fillon të luajë me Siguri dhe lehtësinë e një veteran, pavarësisht moshës së tij shumë të re.

Tre metra mbi qiell: Ka shënuar Kumbulla…

Në sfidën Verona Sampdoria, Verona fiton një goditje nga këndi. Miguel Veloso është I mrekullueshëm nga krahu I majtë I cili ngre një top në zonë, Marash kërcen lart, me kundërshtarët që shikojnë nga poshtë lart dhe me topin që goditet si një bubullimë në trekëndësh. Është goli I parë I Kumbullës në Seria A dhe në mesin e profesionistëve” është shkrimi I postuar në faqen hellasverona.it./newsport/