Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVetëm 11 lojtarë në dispozicion dhe 1 portier rezervë, Palermo barazon në...

Vetëm 11 lojtarë në dispozicion dhe 1 portier rezervë, Palermo barazon në derbin e pazakontë

Palermo-Katania mund të cilësohet pafrikë si një nga derbet me të pazakontë në historinë e futbollit, për sa i përket organikës së lojtarëve.

E gjithë kjo si pasojë e situatës kaotike të Koronavirusit. Skuadra e Palermos u paraqit në këtë takim me vetëm 11 lojtarë dhe 1 portierë rezervë, pasi pjesa tjetër e futbollistëve ishin pozitivë me Koronavirus.

Pavarësisht gjendjes emergjente, Palermo nuk u mposht, teksa sfida përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kanute, ndërkohë që Katania barazoi shifrat me Pecorinin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments