Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVetëm 20-vjeç, mesfushori shqiptar i çmend të gjithë me supergolin e realizuar

Vetëm 20-vjeç, mesfushori shqiptar i çmend të gjithë me supergolin e realizuar

Ditën e sotme, mesfushori me origjinë shqiptare Kastriot Imeri është bërë protagonist në Zvicër, teksa ka realizuar një gol mjaft të bukur nga një e fortë jashtë zone.

Imeri i cili luan me skuadrën e Servetes në Super ligën zvicerane, hyri në fushë në minutën e 67-të dhe arriti të bëhet menjëherë protagonist duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 69-ë në sfidën ndaj Zyrihut e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Kundërshtarë me mbrojtësin 20-vjeçar ishin plot 5 shqiptarë, Aliti, Kryeziu, Domgjoni, Xhemaili dhe Kololli, 3 prej të cilëve luajnë me përfaqësuesen e Kosovës.

Kastriot Imeri është një lojtar i ri me mjaft perspektivë dhe luan për përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Zvicrës, teksa kohët e fundit është përfolur dhe për një debutim të tij me Kombëtaren Shqiptare në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments