Teuta ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Florent Avdyli. Ai ishte larguar në verë drejt Prishtinës dhe u kthye pas gjashtë muajsh, por pa mundur të lërë gjurmë.

“KF Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Florent Avdyli. Florent Avdyli, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu.

KF Teuta falënderon mesfushorin Florent Avdyli për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke iu uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi durrsak.

Nga sa eshte bere e ditur tashme, Teuta ka nder mend te ndertoje nje ekip me lojtare kryesisht te rinj e qe duan te promovohen. Pjese e ketij projekti mesa duket do behen shume shpejt edhe dy futbollistet shkodrane, Abdurrahman Fangaj dhe Uheid Hoxha.