Dinamo Zagreb ka arritur të fitoi 4-0 sfidën e sotme në kampionat ndaj Rijekës. Goli i parë u shënua pas vetëm 1 minute lojë nga Arijan Ademi. Shqiptari nga Maqedonia kapi në befasi mbrojtjen duke ”tundur rrjetën” më pas.

Skuadra kroate ka ”blinduar” vendin e parë, duke u shkëputur ndjeshëem nga kundërshatrët. Pavarësisht kësaj, Dinamo Zagreb nuk lëshon aspak terren.

Arijan Ademi mund të luajë edhe si mbrojtës, po ashtu edhe në mesfushë. Por, duhet thënë që më shumë përshtatet në mesin e fushës.

29 vjeçari ka pësuar disa dëmtime vitin e fundit, duke ndikuar shumë edhe në paraqitje. Gjithsesi, ai është rikthyer dhe beson se mund të jap akoma më shumë për skuadrën e tij./newsport/