Vllaznia do të luajë sot kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku shkodranët do të tentojnë të marrin 3 pikë.
Për trajnerin Thomas Brdariç janë të gjithë në dispozicion, veç Fahrudin Gjurgjeviç i cili u dëmtua rreth 3 javë më parë kundër Tiranës. “Timonieri” i shkodranëve ka luksin për të zgjedhur në këtë sfidë që do të luhet në orën 16:45.
Formacioni pritet të jetë 4-3-3. Në portë i përhershmi Zogoviç, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja Gurishta – Adili – Dianje – Hakaj.
Mesi i fushës do të përbëhet nga Heriç – Krymi dhe Jonuzi. Ndërsa në fazën ofensive me gjasë Da Silva dhe Latifi do të jenë në mbështetje te Aralicës./newsport/