Projekti “Uniforma ime” i Federates Shqiptare te Futbollit ka filluar te jape efektin e vet. Shume femije duket se tashme jane me te interesuar per t’u angazhuar me futbollin, ngaqe kane te siguruar perveç topit edhe uniformen sportive, si per stervitje ashtu edhe per ndeshje.

Nje gje te tille e ben te ditur ne nje prononcim per fshf.org administratori i shoqerise aksionere “Djelmnia shkodrane 2017” Fatmir Marku. Sipas tij, kjo qe po ndodh aktualisht i ka gezuar te gjithe.

“Projekti i Federates per ndihmen me baze materiale si per stervitje, ashtu edhe per ndeshje, do te vleje shume si per masivizimin e femijeve, sidomos te atyre te grupmoshave te vogla. Ky eshte nje projekt qe ka per te ndikuar shume pozitivisht në çdo familje shqiptare.

Pas berjes realitet te ketij projekti, konstatoj qe tek Akademia jone jane shtuar rregjistrimet per çdo grupmoshe dhe me te vertete qe futbolli tashme po masivizohet çdo dite e me shume”- eshte shprehur ai.

Aktualisht me baze materiale jane furnizuar te gjithe ekipet e moshave qe kane filluar kampionatet dhe jane ne pritje vetem ekipet e kampionateve amatore./SHKODRA-SPORT.COM/