HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVictor da Silva në stërvitje, rikthehet qetësia tek Vllaznia

Victor da Silva në stërvitje, rikthehet qetësia tek Vllaznia

Qe prej mbremjes te se shtunes, ne Shkoder dhe jo vetem, çeshtja e dites ka qene reagimi i sulmuesit brazilian Victor da Silva ndaj trajnerit Brdariç ne momentin e zevendesimit.

Te gjitha mediat jane marre me kete çeshtje, ndoshta dikush per ‘t’i hedhur me shume benzine zjarrit’ e per te trazuar ambjentin ne kampin kuqeblu, por ne Shkoder ne fakt e kane marre me qetesi.

Pjestare te klubit kane bere te ditur se Da Silva e di mjaft mire rregulloren e brendshme te klubit dhe si rrjedhoje do t’i nenshtrohet asaj per te vuajtur pasojat e atij reagimi.

Jo me kot, vete braziliani sot per “Shkodra Sport” reagoi duke i kerkuar falje skuadres dhe duke siguruar se raste te tilla nuk do te perseriten me. Gjerat ne kampin shkodran duket se jane sheshuar.

Kete e tregon me se miri edhe dalja e Da Silves ne stervitje me ekipin dhe kete e tregon qartesisht edhe fotoja e ketij shkrimi, foto e cila eshte bere diten e sotme. Ne kete menyre, çeshtja “Da Silva” duket se eshte sheshuar te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments