Ndeshja e sotme ka qene perfekte per te. Ka dhene dy-tre asiste te shkelqyera, ka qene vete shume prane golit dhe si rrjedhoje ka merituar edhe duartrokitje nga tifozet shkodrane te pranishem ne “Elbasan Arena”.

E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Victor Da Silva. Ai ka qene mbase lojtari me i mire i ndeshjes dhe kjo i jep te drejte trajnerit Brdariç qe pranon te duroje edhe ndonje “teke” te tij sepse beson ne aftesite e ketij lojtari.

Nderkohe vete lojtari ne nje postim ne instastory krahas pamjeve te golit te Latifit, ku ai eshte protagonisti kryesor me ate veprim te shkelqyer ne zone, apo dhe pasin tek rasti i Hoxhajt, ka gjetur kohe te shkruaj edhe pak fjale: “Pune e paqme sot djema”.

Ne kete menyre, Victor Da Silva eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per Vllaznine. Nese nuk do t’i kishte demtimet e shpeshta, me siguri qe ai do te ishte shume me lart ne te gjitha drejtimet./SHKODRA-SPORT.COM/