Në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur sot paradite shorti i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, për sezonin e ri sportiv 2018-2019.

Të pranishëm në këtë event, që çel sezonin e ri, ishin të pranishëm trajnerë e drejtues klubesh e shoqatash, që ndoqën nga afër këtë procedurë dhe dhanë mendimet e tyre për përmirësimin edhe më tej të këtij kampionati.

Te meshkujt, janë 9 skuadrat që do të luajnë në Kampionat sezonin e ri, që do të luajnë në një të grup, ndërsa kampionati i femrave, ashtu si edhe vjet, do të ketë një shpërndarje të ekipeve në dy Grupe: A1 me 8 skuadra dhe A2 me 5 skuadra.

Në fund të shtatorit, më datën 29, do të luhet edhe java e parë e sezonit të ri për meshkuj, ndërsa pas një jave, më 6 tetor, luhet java e parë për femra.

Meshkuj A1: Elbasani, Erzeni, Farka Volley, Partizani, Skënderbeu, Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.

Femra A1: Barleti Volley, Mirdita, Lushnja, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.

Femra A2: Elbasani, Korabi, Vlora Volley, Flamurtari dhe Apolonia.

Meshkuj A1 (java e parë) – 29 shtator

Farka Volley – Tirana

Skënderbeu – Elbasani

Studenti – Vllaznia

Erzeni – Partizani

Teuta (pushim)

Femra A1 (java e parë) – 6 tetor

Barleti Volley – Mirdita

Vllaznia – Tirana

Partizani – Skënderbeu

Lushnja – Teuta

Femra A2 (java e parë) – 6 tetor

Flamurtari – Elbasani

Korabi – Apolonia

Vlora Volej (pushim)