Victor Da Silva u largua si i padëshiruar nga Partizani në këtë merkato. Dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, palët vendosët ta ndërpresin pasi braziliani ishte jashtë planeve.
Zërat e fundit e dërgojnë Da Silvën te Drenica. Aty ku do të ishte bashkim me Thomas Brdariç. Më parë Da Silva dhe Brdariç i afroheshin titullit kampion në Shqipëri. Sezoni 2020/21 ishte ai ku kuqeblutë kërkuan suksesin por nuk ia dolën në fund.
Brdariç ka pak kohë që ka marrë drejtimin e Drenicës në kampionatin kosovar dhe po tenton që të forcojë skuadrën me disa nga të besuarit e tij dhe përveç Victor Da Silvës, po tenton të marrë edhe Fjoart Jonuzin, një tjetër lojtar të cilin ka stërvitur te Vllaznia.


