Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVictor Osimhen në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit në Champions. Dëmtim, apo...

Victor Osimhen në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit në Champions. Dëmtim, apo vonesa page?

Sipas shtypit turk, mungesa e sulmuesit nigerian në kampionat nuk shpjegohet vetëm me problemet fizike, siç thuhet në versionin zyrtar. Juventus-Gallatasaraj mund të luhet pa Victor Osimhen në fushë. Është një mundësi konkrete, ndërsa arsyeja mund të jetë ndryshe nga qëndrimi i klubit turk para ndeshjes kundër Konyaspor në kampionat. Nuk është vetëm çështja e gjendjes fizike të lojtarit.

Sipas të përditshmes “Hurriyet”, Osimhen mund të mos luajë as të mërkurën në Champions League, për shkak të problemeve të natyrës ekonomike. Është e vërtetë, sipas gazetës turke, që sulmuesi i ka thënë trajnerit Okan Buruk se ndjen dhimbje në gjurin e djathtë, ndaj dhe nuk u grumbullua ndaj Konyaspor. Por nuk është vetëm kaq çështja.

Nigeriani nuk ka marrë ende pagën e janarit dhe shkurtit, ndaj dhe është i pakënaqur. “Hurriyet” saktëson se Osimhen duhet të kthehet në Champions, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për arkën e Gallatasarajit, që nuk do t’ia lejonte vetes të luante pa lojtarin më të mirë.

Osimhen është lojtari më i paguar në SuperLigën turke, me një pagë neto prej 15 milionë eurosh në vit, që mund të shkojë deri në 21 milionë euro bashkë me bonuset.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments