Vllaznia e basketbollit te femrave nuk ka bindur aspak ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ndaj Partizanit. Ky i fundit ka fituar pa shume veshtiresi me rezultatin 76-54.
Dy piket e para te takimit mbajne “firmen” e shkodranes Dashja por vetem kaq sepse me pas frenat e lojes merren nga basketbollistet e kuqe te drejtuara nga trajnerja Eliverta Bujari qe e mbyllin perioden e pare ne shifrat 21-6.
Ato vazhdojne te dominojne edhe ne te dyten e cila do te fitohej serish nga Partizani me rezultatin 20-17 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne me nje diference prej 18 pikesh ne favor te te kuqeve.
Epersia e Partizanit ka vijuar duke u shtuar dhe do ta fitonin perioden e trete 21-13 dhe ndonese Vllaznia do te fitonte te katerten 18-14, kjo nuk sherbeu per asgje sepse miket e kishin siguruar tashme fitoren me rezultatin e pergjithshem 76-54.
Megjithate Vllaznia ka patur ne rradhet e saj basketbollisten Bernada Rreshpja qe shenoi plot 32 pike duke qene dhe pikeshenuesja me e mire e ndeshjes. Piket e tjera jane shenuar nga Dashja (10), Bokrina (6), Melida Hykaj (4) dhe Kryeziu (2)./SHKODRA-SPORT.COM/