Ekipet e “Atletik Klub Shkodra” jane nisur paraditen e sotme drejt Italise, per te marre pjese ne edicionin e rradhes te “Turneut te Paqes” qe zhvillohet çdo vit ne qytetin e Roveretos, me pjesmarrjen e shume sportisteve nga vende te ndryshme te Botes.

Sivjet ka patur nje bashkepunim edhe me shoqatat “Arena” dhe “Djelmnia shkodrane” dhe si rrjedhoje delegacioni shqiptar ka qene me i plote. Sipas drejtuesit te shoqates “Atletik” Elis Legata, ne kete edicion ata do te jene pjesmarres plot 90 femije.

Dhe konkretisht “Atletik” do te perfaqesohet me nje ekip U9, me dy ekipe U11, me dy ekipe U13 dhe me ekipin U15. Kuptohet qe ne rradhe te pare qellimi i pjesmarrjes nuk eshte rezultati, por shkembimi dhe fitimi i eksperiences, por ne fund te fundit do te tentohet edhe per t’i sfiduar femijet nga vendet e tjera pjesmarrese.

Kujtojme qe ky eshte edicioni i 15-te qe “Atletik” merr pjese ne kete turne dhe nuk kane munguar edhe trofete e fituara me ekipe te ndryshme duke treguar se ato kane vlera dhe mund t’i sfidojne te gjithe./www.shkodrasport.com/