Vllaznia fitoi dje 3-5 me Laçin në transfertë. Paraqitja e mirë e shkodranëve ka gëzuar edhe presidentin Alban Xhaferi, që është “zgjuar” me sambën e Kaina.

Afrimi i fundit në merkaton shkodrane dhuroi një gol spektakolar dje, për të vulosur rezultatin në fundin e takimit, pikerisht duke e shenuar ne minuten e 96-te.

Ka qene nje kundersulm i shpejte i kuqebluve me protagonist Hakajn i cili vrapoi per shume metra, me pas pasoi majtas tek braziliani qe me nje gjuajtje ne forme trajektoreje, e dergoi topin atje ku nuk mund te shkonte portieri Sherri.

Tanimë Vllaznia thyen edhe statistikat, teksa kishte prej 23 marsit të 2014 që nuk fitonte në Laç. Kjo gjë ka gëzuar edhe Xhaferin, që shkruan: “Nadja e mirë. E fillojmë ditën me një samba braziliane, Kaina”.