Aris Ara ka qene nje nder protagonistet kryesore te suksesit te ketij viti me Vllaznia U17 teksa me lojen dhe golat e tij ka kontribuar ne fitimin e titullit kampion, por njekohesisht do te tentojne edhe fitimin e Kupes se Shqiperise ne finalen e javes se ardhshme ndaj Tiranes.

Sulmuesi anesor ndjehet shume mire per kete gje dhe ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” pas marrjes se medaljes te kampionit diten e djeshme, eshte shprehur ne kete menyre:

“Emocione sepse na u shpërblye puna dhe sakrifica që kemi bërë gjatë gjithë sezonit. Vllaznia U17 kishte të veçantë individë shumë të mirë, trajnerin shumë të mirë dhe një grup i cili gjatë gjithë kohës kemi qenë bashkë dhe kjo bëri që të sjellim titullin kampion në Shkodër.

Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kam dhënë këtë sezon dhe normalisht që gjithmonë pretendon diçka më shumë. Fituam një kupë në Itali pak kohë më parë, sot u shpallëm kampionë të Shqipërisë dhe tashmë presim të fitojmë edhe finalen e Kupës ndaj Tiranës, për ta mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

E Ardhmja? Synimet e mia padyshim që janë ato për të qenë pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, por edhe tek kombëtarja”./SHKODRA-SPORT.COM/