Ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias, te fituar thelle nga Vllaznia U21 ne shifrat 9-3, Arjet Bizi ka qene nje nder protagonistet e suksesit kuqeblu teksa nder te tjera ka shenuar edhe dy prej golave te tij.

Si rrjedhoje, mesfushori shkodran ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” pas perfundimit te ndeshjes ku ka folur per fitoren e sotme por edhe per titullin kampion tashme te fituar nga ky ekip.

“Kjo eshte nje ecuri pozitive e ekipit tone, por edhe e imja personalisht ne kete ndeshje ku u mundova te bej maksimumin dhe madje shenova edhe dy gola dhe bera gjithçka ne sherbim te ekipit. Kemi sakrifikuar shume kete vit dhe ecuria shume e mire ne 18 ndeshjet e fundit ku nuk e njohim fjalen humbje, na ka bere qe tashme ne te jemi kampionet e Shqiperise.

Nje titull qe e kemi siguruar dy jave perpara, por qe gjithsesi presim fundin e kampionatit per te zhvilluar festen e madhe dhe e meritojme nje gje te tille plotesisht sepse e kemi merituar nje gje te tille”- eshte shrehur ai.

I pyetur nderkohe per te ardhmen, Bizi eshte shprehur: “Jam i kenaqur me ate qe kam dhene kete sezon me Vllaznia U21 megjithate une jam ne pritje per te levizur ne ndonje skuader tjeter ku te jete me mire. Ende nuk ka asgje konkrete ne lidhje me te ardhmen time, por do te pres edhe pak”./SHKODRA-SPORT.COM/