Ne pamje te pare duket se nuk ka patur shume pune ne finalen e djeshme ndaj Shenkollit e cila u fitua me rezultatin e thelle 5-0, por ne fakt ka qene krejt ndryshe. Ne 40 minutat e para te ndeshjes ka qene ekipi i drejtuar nga Dritan Smajli qe ka dominuar ne loje dhe ka patur disa raste te pastra shenimi.

Lojtaret e Shenkollit jane ndalur nga traversa, por edhe portieri Aron Jukaj, megjithate ne fund ka qene ai i cili ka gezuar i pari trofeun sepse duke qene kapiteni i ekipit, i ka takuar te ngreje trofeun.

Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, Jukaj shume i entuziasmuar nga ky trofe i fituar, eshte shprehur ne kete menyre ne prononcimin e tij duke thene:

“Jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat, kemi punuar shumë. Si kapiten, jam shumë i lumtur. Shpresoj të marrim dhe kupën tjetër. Ne luajmë në ekip dhe luftojmë të gjithë bashkë deri në fund. Synimi kryesor është të arrij të luaj me ekipin e parë të Vllaznisë”.

Te plote prononcimin e Jukajt mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: