Adolf Selmani është mungesa e sigurt e Kastriotit në këtë takim për shkak dëmtimi, por së fundmi edhe Edon Hasani ka patur shqetësime dhe është në dyshim për Vllazninë.

Dianje dhe Da Silva janë mungesa të rëndësishme për ekipin shkodran. Trajneri Brdariç është i detyruar të bëjë ndryshime dhe lëvizje pozicionesh, kryesisht në mbrojtje.

Katërshja e mbrojtjes ndaj Kastriotit pritet të përbëhet nga Gurishta dhe Hakaj në krahë, si dhe Adili e Bulatoviç në qendër. Në mesin e fushës nga minuta e parë pritet të rreshtohen Krymi, Jonuzi dhe Heriç.

Në sulm, trajneri Brdariç parashikohet që t’i besojë sërish Djurdjevic në majë, i cili nga krahët do të ndihmohet nga Latifi dhe Mustedanagiç.

Pavarësisht se vetëm dje ka nisur puna për takimin ndaj krutanëve, gjasat janë që stafi teknik të përdorë këtë formacion me Kastriotin.

FOR