Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEVIDEO/ Atleti shkodran Franko Burraj medalje ari në Mitingun Ndërkombëtar të Sofies

VIDEO/ Atleti shkodran Franko Burraj medalje ari në Mitingun Ndërkombëtar të Sofies

Shkruar nga Gjergj KOLA

Atleti i njohur shkodran Franko Burraj e ka nisur mbarë vitin 2026. Pas suksesit në garat e Kampionatit Individual Dimëror të zhvilluara në Elbasan, ai ka arritur të dalë i pari edhe në një garë ndërkombëtare që u zhvillua këto ditë në Sofia të Bullgarisë.

Ka qenë një Miting Ndërkombëtar i zhvilluar në kryeqytetin bullgar, ku ai ka dominuar mbi atletët e tjerë pjesmarrës dhe si rrjedhojë ka zënë vendin e parë dhe ka merituar në këtë mënyrë medaljen e artë të dhënë nga organizatorët.

Duhet thënë se gjatë garës, për Burrajn ka patur një pengesë nga njëri prej kundërshtarëve që i ka bllokuar rrugën, megjithatë ai ia ka dalë t’i sfidojë të gjithë dhe ta prekë i pari vijën e mbërritjes, duke i sfiduar të 11 atletët e tjerë pjesmarrës në garën e 400 metrave, pjesmarrës këto nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe të Rajonit.

Franko Burraj ndërkohë përgatitet për garat e Kampionatit Ballkanik Indoor që do të zhvillohen më 21 shkurt në Beograd të Serbisë dhe ku padyshim që ai do të synojë të ngjitet në podium.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments