Tek Vllaznia nuk po punohet vetëm në drejtimin e hyrjes së futbollistëve në merkato, por edhe në dalje të saj. Dy largimet e para që janë zyrtarizuar në rradhët e kuqebluve janë ato të Gigante dhe Kaina. Dyshja braziliane nuk ka bindur në gjysmën e parë të sezonit dhe klubi ka vendosur të presë bashkëpunimin me ta.

Por dyshja karioka duket se nuk do jenë largimet e vetme të 9 herë kampionëve të vendit. Drejt largimit nga skuadra është edhe Arlind Kalaja. 26-vjeçari nuk ka gjetur fare hapësira në kampionat dhe po mendon lëvizjen në një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi.

Po ashtu dyshja U.Hoxhaj dhe Deda që pavarësisht se janë pjesë e ekipit të parë, janë aktivizuar vetëm tek u-21. Për dy mesfushorët mendohet se do ketë një huazim. Kjo për të parë edhe zhvillimin e tyre pasi ende janë në një moshë shumë të re.

Për momentin të gjitha këto lëzivje janë në kuadrin e bisedimeve pasi ende nuk ka diçka konkrete. Por një gjë është e sigurt, që drejtuesit po i kalojnë pushimet duke menduar për formatimin e duhur të skuadrës që di do përballojë pjesën e mbetur të sezonit.
Endri ÇINARI