Fjoart Jonuzi ka festuar sot 26-vjetorin e lindjes. Mesfushori i njohur është shtyllë e rëndësishme e ekipit shkodran. Dhe si i tillë ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik.

Klubi i Vllaznisë ka publikuar një video në faqen zyrtare ku tregon momente të bukura nga udhëtimi i ekipit drejt qendrës stërvitore.

Nuk ngurrojnë të vendosin edhe një këngë, të cilën ia dedikojnë pikërisht Jonuzit. Një atmosferë që duhet të jetë prezente në gjithë klubet shqiptare, veçanërisht te ato që luajnë ende në Europë dhe kërkojnë të shkojnë më tej.

Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme për të parë se si ka ndryshuar klima me emërimin e Josës në krye të skuadrës./newsport/