Vllaznia do ta luaje neser miqesoren e trete dhe te fundit ne Austri. Ne fakt ishte menduar te luhej diten e marte, por planet kane ndryshuar dhe si rrjedhoje ndeshja do te luhet pasditen e neserme.
Perballe skuadres shkodrane kete here do te jete Al Ahli SC (Doha) e Katarit, nje nga skuadrat me te vjetra te futbollit te ketij vendi dhe kjo perballje do te startoje ne oren 17.30.
Ajo do te luhet ne “ANKER ARENA” KSV Ankerbrot Montelaa Stadium dhe pritet me interes ne kampin shkodran. Trajneri Josa padyshim qe do ta shfrytezoje edhe kete ndeshje per te pare gjendjen e futbollisteve te tij perballe nje kundershtari relativisht te forte.
Perballja me skuadren Al Ahli do te jete e fundit per ekipin kuqeblu ne pergatitoren austriake nderkohe qe ai do te kthehet te merkuren ne Shkoder, per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen ndaj Universitatea te Krajoves./SHKODRA-SPORT.COM/