Ka nje pervoje te gjate ne boksin amator dhe duket se edhe per te erdhi dita qe te debutoje ne profesionizem. E kemi fjalen per boksierin e njohur shkodran Bekim Vjerdha. Edhe ai do te zhvilloje diten e shtune ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te paren ndeshje ne kete lloj boksi.
Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, Vjerdha ka shprehur kenaqesine per zhvillimin e kesaj ndeshje, e per me teper per besimin qe ai ka ne vetvete per nje start me sukses ne kete rrugetim te ri.
“Patjetër që janë emocione të mëdha. Më në fund erdhi edhe dita që të futem në boksin profesionist. Kemi punuar shumë gjatë gjithë muajit mars. Normalisht që është shumë bukur që ndeshjen e parë si profesionist ta luash në qytetin tënd. Puna e fortë do të shpërblehet një ditë, kështu që mendoj se do të kem sukses edhe në boksin profesionist.
Sa i takon aktivitetit te se shtunes, mendoj se do te jete diçka shume e veçante. Vete prania e nje emri te madh te boksit boteror si Roy Jones Jr. eshte nje gje shume e madhe dhe nje promovim i shkqelqyer qe po i behet boksit shqiptar. Une mendoj se pallati i sportit do te jete i mbushur ne kete mbremje fantastike dhe i ftoj tifozet te jene te pranishem”- eshte shprehur Vjerdha.
Te plote prononcimin e boksierit shkodran mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: