Armando Broja nuk ndalet, as nga shkelmat në gju të kundërshtarëve. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Koventri.

Por duket se ka rikuperuar dhe ndonëse me vetëm një stërvitje me ekipin, është rreshtuar si titullar në sfidën e sotme që Sauthempton luan në Premier Ligë.

Broja ka nuhatur nje top te mbetur ne zonen e Totenhem dhe ka gjuajtur menjehere ne drejtim te portes se tij duke mposhtur portierin kundershtar.

Me kete gol ai ka barazuar per momentin ne 1-1 rezultatin e ndeshjes, mderkohe qe sulmuesi nga Malesia e Madhe rregjistron golin e gjashte ne Premier League.

LIVE TOTENHEM–SAUTHEMPTON 1-1

18′ (ag) Bednarek / 23′ Broja