Pas dy humbjeve ne ndeshjet e fundit per kampionat, Vllaznia eshte rikthyer pasditen e sotme tek fitorja teksa mundi po 2-0 ekipin e Pogradecit ne ndeshjen e vlefshme per turin e dyte te Kupes se Shqiperise.
Per trajnerin e kuqebluve Thomas Brdariç, kjo fitore eshte shume e rendesishme ashtu si çdo fitore tjeter dhe po ashtu e ka vleresuar edhe per faktin se me kete fitore, kuqeblute hodhen nje hap te sigurte drejt kalimit ne turin çerekfinal te ketij kompeticioni.
“Të dyja më bënë të ndihem mirë, edhe fitorja edhe performanca. Të luash në kupë do të të duhet ndonjëherë të luash dhe sipër limiteve. Luajtëm në një fushë të vështirë. Duhet të jemi mjaft të saktë në ekzekutimet tona. Mendoj se e nisëm mirë. Kur shikon vetëm rezultatet është shumë e thjeshtë, sepse në të dyja rastet të dyja ndeshjet ishin të përafërta.
Menyra ynë e lojës është sulmuese dhe kemi dëshirë të shënojmë shumë gola, por duhet të kujtojmë që qoftë loja mbrojtëse, qoftë ajo sulmuese janë shumë të rëndësishme për ne. Kemi shumë lojtarë të rinj, gjithashtu. Ndoshta këto lojtarë të rinj mund të ndejnë njëfarë presioni për të treguar aftësitë e tyrë, por ato duhet të jenë më të qetë, kështu që me kohën do të mësohen me lojën tonë.
Mendoj se cdo fitore është kyce dhe sigurisht që na bën mirë, por duhet të dimë si ta gjykojmë këtë lojë. Të hënën do të jetë një betejë mjaft e fortë, sepse e shoh që Egnatia është në formë të mirë dhe duhet të punojmë fort për këtë”./SHKODRA-SPORT.COM
Te plote intervisten e dhene per mediat nga trajneri Thomas Brdariç mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: