Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës në “Air Albania” ndaj Tiranës kryesuese ndeshjen e rradhës për kampionat. Kuqeblutë e kanë përgatitur në Durrës këtë sfidë dhe atmosfera në rradhët e tyre duket shumë positive.

Duke folur për mediat në këtë pragndeshje, trajneri Thomas Brdariç është shprehur se me vetëbesim, Vllaznia do t’ia dalë të marrë rezultatin e duhur në këtë takim shumë të rëndësishëm.

“Ajo çfare do t’u kerkoje une lojtareve te mi, eshte thjesht te luajne me vetebesim se mund t’ia dalin te marrin ate qe duan dhe nese e bejne kete gje, jam i bindur tek suksesi.

Ne e dime se çfare rendesie ka kjo ndeshje per te dy skuadrat dhe per tifozerite dhe prandaj do te mundohemi t’i kenaqim te gjithe. Ne loje jane tre pike shume te rendesishme. Do te japim maksimumin tone ne fushe per kete sfide, por kampionati eshte i gjate dhe duhet te fokusohemi fillimisht tek sfida me Tiranen”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e trajnerit Thomas Brdariç dhene ne pragndeshjen me Tiranen, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: