Vllaznia do te luaje neser ndaj Dinamos, nje skuadre e cila po kalon nje krize, por ne Shkoder nuk jane duke u marre me gjendjen e kundershtarit dhe po e vleresojne maksimalisht kete sfide. Kete gje ka thene edhe trajneri Thomas Brdariç i cili ne konferencen e shtypit te pragndeshjes eshte shprehur:
“Sigurisht që nesër do të jetë një sfidë e veçantë. Të gjithë e shikojnë që Dinamo nuk është në gjendjen e vet më të mirë, por gjithsesi gjendja e Dinamos për mua nuk ka rëndësi, sepse e di cfarë ato janë të aftë të bëjnë me cilësitë e tyre.
Duhet të jemi të gatshëm të bëjmë paraqitjen më të mirë tonën përballë tyre dhe të shkojmë përherë sipër limiteve në stadiumin e Elbasanit. Në të kaluarën nuk i kemi pasur kushtet më të mira për të punuar. Sigurisht që është më e rehatshme për të punuar në një ditë me diell, si sot në stadiumin tonë.
Dinamo është një ekip, i cili ka lojtarë mjaft specialistë dhe lojtarë me shumë eksperiencë. Ndoshta fakti që ata pas gjithë kësaj kohe akoma nuk e kanë gjetur veten, kjo mund të përbëjë një avantazh për ne, gjithsesi mbetet ajo që thashë, që ne nuk duhet të jemi aspak të frikësuar për këtë përballje. Duhet të shkojmë dhe t’i shkaktojmë humbjen e rradhës Dinamos dhe të marrim tre pikëshin.
Sigurisht që kërkojmë të ngushtojmë diferencën me ekipet që kemi përpara në rënditje. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutën në ‘Air Albania’, ndërsa Kukësi ka një ndeshje të vështirë në stadiumin tonë me Partizanin. Si fillim ne duhet të bëjmë të mirën si Vllazni , rezlutatet e tjera të dalin si të dalin. Do të bëjmë maksimumin tonë dhe do të mundohemi të ecim përpara. Ndeshjet e fundit kanë qënë disi të vështira.
Sigurisht që kjo është një gjë mjaft e mirë për klubin, kur arrin të promovohet nëpërmjet emisioneve të tilla. Duhet të dijmë të ndajmë pjesën brenda fushës dhe atë jashtë fushës. Kryesorja është ajo që ne bëjmë në fushë. Duhet të kuptojmë se si funksionon futbolli. Do të mundohemi të japim spektakël me anë të golave që do të shënojmë dhe të kënaqim tifozët. Fitorja do të ishtë një dhuratë shumë e bukur dhe ne do të punojmë fort për këtë”./SHKODRA-SPORT.COM/