Ndërkohë, nga ana tjetër, me humbje e ka mbyllur ndeshjen ekipi U19 i Basania. Ekipi që drejtohet nga trajneri Ersi Çaku u mund me rezultatin 0-2 nga ekipi i FK Kukësi, e për më tepër, pa arritur dot as të shënojë.

Për Kukësin shënoi Shahu dhe Kurti. Loja në përballjen e sotme ka qenë me një epërsi të lehtë në favor të bluve të veriut.

Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërsa 45-minutëshi i dytë do të jetë pak më intensiv, me të dyja skuadrat që luftojnë më tepër për të gjetur golin që do të bënte dallimin dhe janë kuksianët që e kanë gjetur këtë gol në minutat e para të pjesës së dytë, pas një këmbënguljeje nga ana e tyre. Madje, skuadra e Kukësit gjen edhe një gol të dytë, një minutë më vonë.

Deri në fund, rastet janë por rezultati mbetet i pandryshuar. Mbyllet kështu me fitoren 0-2 të Kukësit ndaj Basanias.
Maringlen ZHIVANI