Mesditën e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Donaldo Lari ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit. U mendua të ishte një ndeshje e vështirë, por në fakt skuadra e Basania ia doli me sukses.

Ka qenë futbollisti Fabjan Dedndreaj, i cili ka kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 24-të me anë të një penalltie. Ky gol krijoi përshtypjen se do të kishim një fitore të lehtë të Basanias, por jo.

Kukësi nuk qëndroi pasive dhe tentoi të godiste portën në ato raste që iu paraqiten, por pa sukses. Kjo pjesë nuk do të kishte gol tjetër dhe ajo do të mbyllej në shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë, ka qenë Puka në minutën e 83-të që do të shënonte edhe golin e dytë, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Kështu, Basania U17 arriti ta ruante rezultatin deri në fund, duke fituar kësisoj me rezultatin 2-0. Me këtë trepikësh, ajo është në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, me një diferencë prej 6-pikësh, por me Scutarin që e ndjek nga pas me një ndeshje më pak.
Maringlen ZHIVANI