Ne ndeshjen e djeshme te kampionatit U17, ate te prapambeturen ndaj Shenkollit, Vllaznia U17 ka qene ne humbje me shifrat 0-2 ne fillimin e pjeses se dyte u krijua bindja se vendasit do ta fitonin ndeshjen.
Por nuk do te mendonte keshtu, njeri nga futbollistet shkodrane, pikerisht sulmuesi Kevin Dodaj. Ai ka nxjerre “nga hiçi” nje gol te pare dhe me pas ka shenuar edhe te dytin duke barazuar shifrat ne 2-2 dhe ato nuk ndryshuan deri ne fund te ndeshjes.
Por ajo per te cilen do te shkruajme, eshte menyra e ekzekutimit te njerit prej tyre. Dodaj “i ka vjedhur” topin nje mbrojtesi te Shenkollit, ka hyre ne zone, ka shmangur edhe lojtar tjeter te ekipit kundershtar, por me pas eshte gjendur perballe tre mbrojtesve dhe portierit vendas.
Pikerisht atehere kur dukej e pamundur te godiste porten, Kevin ka bere nje rrotullim dhe ndonese me shpine nga porta, ka gjuajtur me thember duke shtangur te gjithe sepse topi do te perfundonte ne rrjete./SHKODRA-SPORT.COM/
Per me teper, shijojeni kete gol duke klikuar ne videon e meposhtme: