Prej kohesh te gjithe e dine dhe ky eshte nje realitet: Shkodra eshte qyteti i biçikletave. Nje mjet te cilin banoret e ketij qyteti e perdorin me se shumti per qarkullim dhe nuk ka shtepi qe te mos kete nje biçiklete.

Me te jane te dashuruar te gjithe, qe nga femijet e vegjel dhe deri tek mosha e trete. Treguesi me i mire per kete ishin garat me biçikleta te zhvilluara sot ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” nga Qendra Kulturore e Femijeve “Kujtim Alija” me femijet e kopshteve te qytetit.

Ne keto gara kane marre pjese nje numer i madh djemsh dhe vajzash te vogla te cilet sigurisht qe kane bere me te miren per te fituar, por nga ana tjeter nuk kane munguar herepashere edhe lotet e atyre qe nuk ia dolen, por kuptohet qe ne kete mes te gjithe ishin fitues.

Organizatoret ne fund kane ndare edhe kupat, diplomat dhe dhuratat per me te miret, te cilet jane dorezuar nga Alban Neziri, Orjeta Kelaj dhe Agim Troshani. Tek vajzat fituese e gares eshte shpallur Rajna Isufi, ne vend te dyte eshte renditur Aurora Franja dhe ne te tretin Ajla Aliaj.

Nderkohe tek djemte ka patur me shume rivalitet dhe ne fund fitues i vendit te pare eshte shpallur Enes Vrina, ne vend te dyte eshte renditur Omer Vishi dhe ne te tretin Halison Velaj./SHKODRA-SPORT.COM/