Erald Çinari është rikthyer të jetë protagonist me gol në Arabinë Saudite. Në javën e 9-të të Ligës së Parë arabe, sulmuesi ka arritur të gjejë golin e dytë sezonal, duke ndihmuar skuadrën e tij të Al Jabalain të arrijë një fitore 2-1 ndaj Al Raed. Do ishte pikërisht 29-vjeçari që në minutën e 15-të do zhbllokonte shifrat e takimit.
Ku do ishte një top nga e majta që do gjente Çinarin në zonë, i cili me një goditje të menjëhershme do shënonte golin e avantazhit për të tijët. Rrjetën e mëngjërashit do e pasonte edhe Toure për skuadrën e Al Jabalain, teksa në fund do hapte Gano shifrat e takimit për një gol të Al Raed në minutën e 90+4 të duelit.
Pas vërshëllimës përfundimtar pikët do shkonin për Al Jabalain, që kështu ngjiten në vendin e 6-të me 15 pikë. Pozicion që të garanton zonën “play off” për ngjitjen në Superligën e Arabisë Saudite në fund të edicionit.
Për Çinarin ky ishte goli i tij i dytë në kontinentin aziatik që prej transferimit të tij në fundin e merkatos verore. Me ish-futbollistin e Vllaznisë që po shijon aventurën e tij të parë jashtë Europës, ku më parë në vendin tonë është aktivizuar edhe tek Partizani. E po ashtu Samsunspor në Turqi, Shkëndija e Tetovës ne Maqedoninë e Veriut dhe edicionin e shkuar në Armeni tek skuadra e Noahs.







