Një episod tepër i çuditshëm u regjistrua në ndeshjen e Kupës së Kinës mes Guangzhout të Fabio Kanavaros dhe Bijing Renhe. Skuadra e trajnerit italian arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 5-0, ndërkohë që trajneri kundërshtar hodhi 3 portierë në fushë, dy prej të cilëve në pozicionin e sulmuesit.

Trajneri i Bijing kishte udhëtuar me vetëm 14 futbollistë të disponueshëm për këtë përballje, ndërkohë që për shkak të zgjedhjeve të cunguara, e pa të arsyeshme të aktivizonte 2 portierë në majën e sulmit.

Bëhet fjalë për Liu Peng dhe Li Çen. Ndërkohë që Mou Pengfei u aktivizua në rolin e tij natyral, atë të portierit Ky lajm ka bërë xhiron e internetit.