Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Dha penallti kundër Vllaznisë, shihni kontestimin e ashpër të tifozëve shkodranë...

VIDEO/ Dha penallti kundër Vllaznisë, shihni kontestimin e ashpër të tifozëve shkodranë ndaj gjyqtares Emanuela Rusta

Fundi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Erzenit në Shkodër ka qenë shumë dramatik pasi gjyqtarja Emanuela Rusta akordoi penallti për shijakasit të cilat barazuan duelin në minutën e 100-të.

Një vendim i marrë nëpërmjet konsultimit të pamjeve të VAR-it, për të cilën ajo nuk hezitoi shumë të jepte vendimin e saj.

Por barazimi i miqve ka acaruar tifozerinë shkodrane, e cila ka shpërthyer në kontestime kundër gjyqtares e cila mban stemën e FIFA-s.

Pas ndeshjes, ajo u detyrua të qëndronte disa minuta në fushë bashkë me asistentët e saj, për shkak të acarimit të tepruar të tifozëve në tribunën qendrore, të cilët pretendonin se ajo kishte gabuar duke dhënë vendimin për penalltinë me të cilin u barazua ndeshja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments