Një ditë para ndeshjes me Ilirinë, trajneri i Shënkollit, Alert Alcani ka deklaruar largimin nga drejtimi i klubit. Tekniku nga Lezha, siç bëhet me dije, është larguar për arsye familjare.

Mungesat në ekip janë të shumta për Shënkollin për takimin e nesërm, pasi këtë javë Komisioni i Disiplinës i pezulloi 3 futbollistë me disa ndeshje pezullim. Gjithsesi, një rikthim i rëndësishëm është ai i kapitenit Erjon Mirdita.

POSTIMI I KLUBIT

Jep dorheqjen tranjeri Alerti Alcani nga drejtimi i ekipit tone per arsye familjare… Ne i urojm profesorit gjith te mirat dhe faliminderit per gjithçka qe ke dhen per ekipin tone dhe respekte pa fund.

Ky eshte postimi i klubit dhe tashme nderkohe duhet pritur te mesohet se kush do te jete pasardhesi i tij ne krye te kesaj skuadre. Kujtojme se Shenkolli ishte ekipi i pare sivjet qe ndali Vllaznine duke i marre barazimin ne fushen e tij.