Fundi i vitit po afron dhe bashke me te edhe hapja e merkatos se janarit per te gjithe ekipet. Edhe te Vllaznia kane nisur pergatitjet per kete gje dhe me siguri qe do te kete levizje.
Per te shpjeguar se çfare do te ndodhe me merkaton e kuqebluve, sot para gazetareve ka dale drejtori sportiv i klubit shkodran Matko Djarmati i cili eshte shprehur:
“Kemi nje apo dy muaj qe kemi nisur te mendojme per merkaton e janarit, por kuptohet qe pritshmerite tona nuk jane te medha sepse ne kete periudhe nuk ka lojtare te mire qe jane te lirshem.
Megjithate mund te bejme nje apo dy levizje, por nuk jane te detyrueshme sepse skuadra eshte e plotesuar. Do te kete edhe largime, I pari qe eshte larguar ka qene Gustavo, por me shume mundesi do te kete edhe ndonje tjeter, por per momentin nuk do te flasim per to pa u zyrtarizuar”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e drejtorit Djarmati mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: