Arsenali ka qenë pa Champions League gjatë viteve të fundit dhe klubi shpeshherë ka mbetur pa pjesëmarrje në ndonjë kompeticion evropian.

Këtë sezon, topçinjtë, të drejtuar nga Mikel Arteta, luajtën shkëlqyeshëm dhe ishin kryesues në Premier League për pjesën më të madhe të kampionatit.

Megjithatë, tre barazime të barabarta kundër Liverpool, West Ham dhe Southampton, dhe më pas një humbje në Etihad kundër Manchester City ndryshoi pamjen e tabelës.

Një statistikë interesante po qarkullon teksa Arsenali ishte lider në tabelë për 247 ditë, ndërsa kjo është vetëm dita e pesëmbëdhjetë për Manchester City që janë në vendin e parë këtë sezon. /Sport Ekspres/