Lojtari qe kontribuoi maksimalisht qe Vllaznia te kualifikohej ne turin e dyte te “Conference League” gjate veres qe shkoi, eshte rikthyer serish pas nje demtimi qe e ka shqetesuar dhe premton te beje me te miren per skuadren e tij.
E kemi fjalen per sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjevic. Ai shenoi edhe ne ndeshjen e se merkures per kupe ndaj Laberise dhe kuptohet qe ka deshire te shenoje edhe neser ndaj Dinamos.
Megjithate per te, e rendesishme eshte qe Vllaznia te fitoje. Nje gje te tille e ka bere te ditur gjate konferences se shtypit te dhene ne pragndeshjen e rradhes.
“Pata një dëmtim në një pikë kyçe sepse isha në një moment të mirë, por tani jam rikthyer dhe jam mjaft i lumtur që shënova në ndeshjen e Kupës, gol që shërbeu për të kthyer edhe rezultatin e ndeshjes së parë.
Ndoshta nuk do të premtoj gol edhe ndaj Dinamos, por premtoj të bëj gjithçka është e mundur për ta ndihmuar skuadrën ta fitojë këtë ndeshje.
Ne do të bëjmë maksimumin për t’i shkaktuar humbjen e parë Dinamos. Mendoj se po rikthehem gradualisht në formën time më të mirë për të luajtur dhe mbi të gjitha, për të luajtur mirë”- ka deklaruar Djurdjevic./SHKODRA-SPORT.COM/