Dinamo u rikthye sivjet pas shumë kohësh në Superligë dhe duket se në kampionat do ta ketë shumë të vështirë të renditet në mes skuadrave më të mira. Por gjithsesi, blutë mund të pretendojnë në Kupë teksa pas eliminimit të Tiranës, tashmë janë në çerekfinale përballë Partizanit.
Drejtori i përgjithshëm i klubit dinamovit Ermal Barushi në një prononcim të dhënë sot për mediat në Shkodër (ka qenë duke ndjekur ndeshjen Vllaznia U21- Dinamo U21 1-1), ka shprehur dëshirën e tij që skuadra e tij dhe ajo shkodrane të jenë në finale të Kupës.
“Mendoj se një finale Vllaznia- Dinamo në kupë do të ishte fantastike. Them kështu sepse janë dy ekipe që luajnë vetëm futboll dhe janë ekipe që janë vetëm fair- play”.
Barushi nga ana tjetër është shprehur se ndryshimet tek Dinamo janë të mëdha këto sezon dhe padyshim që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërkohë që ka vlerësuar shumë edhe punën që bëhet tek Vllaznia.
Intervistën e plotë të drejtorit të Dinamos, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: